“O Zot im, ma zgjero mua gjoksin tim dhe mi lehtëso mua punët e mia, largo pengesat nga gjuha ime ashtu që të kuptoj fjalën time.”
Këto ditë të fundit po më tërheqin vëmendjen disa kolumna por edhe libra e qëndrime të “intelektualëve shqiptarë” të veshur me kapotën e demokratit modern që vazhdojnë të këndojnë refrenin e këngës së vjetër por me efekt teknologjk të ri. Vargjet e së cilës vajtonin shqiptarët pa shtet në kohët Millosheviqiane e tani shajnë shtetin që nuk njeh shqiptarët në të.
Në ato pak shënimet e mia çdohere kam potencuar se nuk i takoj kuadrove të analistëve e as atyre që duan një të ardhme të sigurtë nën hijen partiake, por çdoherë kam shprehur shqetësimin tim kundrejt rrezikut që si asnjëherë më parë i kanoset kësaj shoqërie, ku rinia vetëm se është shëndruar në një bandë të dëgjueshme të partisë në pushtet, e gatshme që të thej e prish e që edhe në emer të mosdijes i jepet mundësia të flet.
Nejse, është edhe më e dhimbshme vet fakti që sot detyrat zyrtare të funksionarëve të lartë shtetëror të ndahen për të ndërtuar shtëpi luksoze afër shtabit të së njejtës parti e cila përcakton fatin e 20% shqiptarëve të mbetur jashtë përkujdesjes nga institcionet shtetërore, mfalni përveq prokurorisë që luan si që do me të ngratët.
U kënaqëm duke i’a bë qejfin vetes- Universiteti po nxjerr më të shkëlqyerit, të dëgjueshmit e partisë. Shoqatat po lëvdrojnë të njëjtët që t’i kenë afër vetes kur do të ju duhen për finansim të projekteve, e të tillët po na ulen në krye të shtëpisë si mysafir pa të cilët nuk fillon darsma.
Ëndërrat i morri gjumi i natës e rrugaçët nuk u pasuruan duke pastruar dritaret e automobilëve por duke u bërë pronar të tyre brenda ditës.
Ushqimi më i dëshirueshëm i Halifës Omer r.a. ishte buka e ulliri sepse populli i tij me buk e ulli ushqeheshte.
Sështë çudi të tallen e të thonë se nuk jetojmë në kohën e Hz. Omerit e as të bukës së thatë. Jo sështë, fatkeqësisht sot të premteve shohim autobusët të mbushur përplot me pleq shqiptarë që nuk i shohim ditëve tjera edhe atë që prej aty fillon tallja me to nga të rrinjtë që mbeten përçdo ditë nëpër autobuse e kjo fatkeqësi të përfundoj nëpër sirtarët e analfabetëve që gjejnë gramatikën e leckosur për të fshehur të vërtetën se për shkak të mungesës së përfitimeve nga tenderët e nënës parti, e pensionistët nuk mund të marin pensionet e tyre. Përsëri me autobus nisen për në sofër të thatë me një namaz Xhumaje të pafalur.
Ndoshta është bërë rutinë të thuhet se po rrisim një gjeneratë që çdoherë e më shumë krijon distancë me leximin, të rrinj qe po e humbin besimin në guxim e vendosshmëri, ndoshta edhe jam gabim, do më thoni se kemi qindra të rrinj aktiv në organizata qeveritare e joqeveritare të tillë që me shkollë të mesme po na udhëheqin në qeveri e në ministri të ekonomisë, MashAllah e Mjerët Na.
Sot kur çdo udhëtim në botë është bërë më se i arritshëm, kur pa frigë po lexojmë e shkruajmë në shqip kur kemi mundësi të ndjekim kurse të gjuhëve të huaja edhe me bursë, sot kur kemi shembuj të gjallë të arritjeve të mëdha, pse po e marrim në qafë veten? Për qëllime fisnike duhet punuar edhe më fortë derisa edhe puna të bezdiset nga vullneti jonë. Mund të çlodhemi por asnjëherë të pushojmë.
Më vjen keq të them se pas 2001-shit dhe nënshkrimit të Marveshjes së Ohrit, shqiptarët po bëhen pjesë e vetëm organizimeve të pakta ku flitet për nacionalizëm etnik për “shqiptarizim të Shkupit”, më pak libra të oborrrtarëve partiak, botimi i të cilëve sponzorohet nga vetë Ministria e Kulturës nëpër të cilat vazhdojnë të thurrin legjendat e heroizmave të tyre të diplomuar në Qafë të Thanës.
Sot, në Maqedoni vetëm se është krijuar teren bukur i mirë i veprimtarëve që dalin në emër të ndonjë organizate joqeveritare, unioni studentorë apo qofshin ato analistë, njerëz të kulturës të cilët nuk bëjnë gjë përveq se krijojnë atmosferë të mjegullt që i ngulfat edhe më tej shqiptarët në lumin e paqartësive të shumta.
Ju mbetet të shkretëve të miren me politikat e zhvillimit të Turqisë, shqetësohen nga tendecat e krijimit të ndonjë partie të re me platformë drejtësie, ofendojnë liderë që përkrahen nga njëzet million e më shumë njerëz, gjithë ditën në Facebook me ideologji të kalbura komuniste e nuk shohin se jasht rrihen shqiptarët, në Parlament rrihen simpatizantët e partive që më në fund policia maqedonase rreh kë të dojë, e të denuarit i çojnë në spital.
“Kur një popull harron fenë e tij me të udhëheqin popujt e tjerë. Çdo civilizim i cili harron arsyet e formimit dhe zhvillimit, behët rob i ndonjë civilizimi tjetër”- Rexhep Tajjip Erdogan.
Si mos më keq, për ne sot Çarshia e Vjetër po buqet deri te Kryqi në Vodno prej dëfrimit të shfrenuar të të rrnjëve shqiptarë të cilët deri në orët e hershme të mëngjesit, të dehur nuk lënë të qetë të pushojnë moshatarët e tyre matanë urrës që në mëngjes të zgjohen te kthjellet për në punë. E këto kur shkojnë në shtëpi, prindin e gjejnë në internet duke bërë thirje të rruhemi nga tonet që zgjohen për namazin e sabahut. Mjerim!
Ajo për të cilën kemi nevojë ne si shoqëri shqiptare e këtij shteti është ajo se ne duhet të kthejmë fizionominë e humbur kombëtare e fetare pa të cilën jemi një hiq, të fillojmë ndryshimin e administrimit me familjet tona, të lexojmë drejt historitë e zhvillimeve, si dhe të shërbehemi me shembuj të mirëfillt. Me shpresë se emri i të dalluarve të gjeneratave të mos mbetet i shënuar vetëm në mure, shkrimet jo vetëm nëpër portale e gazeta, e përpjekjet e bëra boshe, por me kohë të shihen ndryshimet e munguara.
“Jeto që të arsyetosh jetën e të meritosh varrrin. Gjithsesi fundi i përbashkët na ështe vdekja” – Steve Jobs
EDITOR
10 years ago
previous article
Islami ndërmjet perceptimit, njohjes dhe bindjes
next article
Ministria: Izraeli shkatërroi 60 xhami në Gaza
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago