Forcat profesionale ushtarake shqiptare së bashku me zemrat liridashëse të qindra të rinjve treguan edhe njëherë aftësitë për të përmbysur armikun shekullor.
Sa më shumë që po kalon koha, vetëm njëra prej betejave po duket gjithnjë më madhështore gjatë luftës me Serbinë okupatore. Ajo është beteja e Koshares, së cilës për herë të parë iu kushtua edhe nga Kuvendi i Kosovës një seancë solemne të hënën, ndërsa të martën ka filluar manifestimi “Ditët e Shqipes” në kodrinat e Koshares, aty ku prehen sot 114 dëshmorët e kombit, dhe dy kryeheronjtë Agim Ramadani dhe Sali Çekaj, të cilët ia kthyen edhe njëherë zulmën shqiptarëve se edhe të armatosur keq mund ta thyejnë çfarëdo armiku, se nuk i nënshtrohen asnjëlloj superioriteti deri në frymën e fundit.
Pas betejës së Loxhes forcat profesionale ushtarake shqiptare së bashku me zemrat liridashëse të qindra të rinjve treguan edhe njëherë aftësitë për të përmbysur armikun shekullor, duke thyer kufirin ndarës të shqiptarëve.
Në këtë betejë, disa kritikë të operacioneve luftarake thonë se edhe është vendosur se cila armatë është në gjendje të bëjë më shumë për atë territor.
Pas një beteje të ashpër për çdo metër katror forcat ushtarake të Kosovës, arritën që jo vetëm ta thyejnë kufirin, por në një gjatësi prej 22 kilometrash dhe 20 thellësi ta mbanin nën kontroll dhe të përgatisnin avancimin më tej, sikur lufta të zgjaste edhe më.
Për 70 ditë radhazi në luftimet e përditshme Brigada 131 “Agim Ramadani”, nga radhët e veta i kishte humbur 114 luftëtarë.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi në emër të Qeverisë tha se kur populli shqiptar bëhet bashkë dhe kur ka partneritetin ndërkombëtar, edhe liria është e afërt. “Një betejë që ka dhënë 3 heronj të kombit dhe 114 dëshmorë është një prej betejave që duhet të kujtohet me lavdi, me respekt, por edhe një prej betejave që duhet të jetë gur themel i vendimeve tona, qoftë politike, qoftë institucionale apo një jete që do të vijë”, tha Hajredin Kuçi në hapjen e manifestimit përkujtimor “Ditët e Shqipes”, që po mbahen nën përkujdesjen e Kryeministrit Hashim Thaçi, për nder të 14 vjetorit të Betejës së Koshares. Ai theksoi 2 karakteristika kryesore që ka Beteja e Koshares: e para ka të bëjë me unitetin politik dhe ushtarak që ka arritur Beteja e Koshares, dhe e dyta ka të bëjë simbolikën e kufirit.
Kuçi tha se kjo betejë bashkoi përkrahësit e Rugovës dhe ata që kishin pasur ide të tjera. “Në Betejën e Koshares u pa si askund më mirë se mund të punojmë dhe mund të luftojmë bashkë. Ata që respektuan urdhëratë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Zonës Operative të Dukagjinit të UÇK-së dhe ata që në mend i kishin idetë e Ibrahim Rugovës. Dhe, në këtë drejtim u pa që ka një unitet politik dhe ushtarak dhe ky unitet duhet të tregohet qytetarëve të Kosovës sa herë që është nevoja. Natyrisht që ky unitet i theksuar politik dhe ushtarak edhe me linjën komandues të brendshme, por edhe me koordinim të plotë edhe me faktorin ndërkombëtar. Natyrisht, ne duhet të jemi gjithmonë mirënjohës për angazhimet e luftëtarëve tonë dhe punën e qytetarëve tanë dhe të angazhimit të forcave të NATO-s, që ishin krahë ato ditë e që janë krahë edhe sot e kësaj dite”, tha Kuçi.
Zv.kryeministri Kuçi tha se falënderim të veçantë meriton jo vetëm Shqipëria, por edhe familjet shqiptare përtej apo këndej kufirit që aq shumë sakrifikuan me angazhimin e djemve, vajzave me sigurimin e bukës dhe me angazhimet tjera. Mendoj se këtu simbolika më e mirë është në faktin se kur populli shqiptar bëhet bashkë dhe kur ka partneritetin ndërkombëtar, edhe liria është e afërt, tha ai.
“Natyrisht se edhe luftëtarët por edhe qytetarët tanë e theksojnë rëndësinë dhe simbolikën e thyerjes së kufirit. Të gjithë ne dimë se kufijtë në Ballkan janë më të rëndësishëm se çka do tjetër. Prishja e kufirit me Shqipërinë atë ditë ka edhe një simbolikë tjetër, sepse duke prishë këtë kufij, ne në të njëjtin kohë vendosëm një kufij tjetër, atë me Serbinë. Në fakt nuk ekziston kufiri me Shqipërinë, por vetëm ai me Serbinë”, tha Kuçi.
Katërmbëdhjetë vjet nga beteja e Koshares
Beteja e Koshares është një ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë së RF të Jugosllavisë. Palët në këtë betejë kanë qenë të pabarabarta, por UÇK, ka pasur përparësi strategjike, pasiqë beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë.
Furnizimi ka qenë në nivel, e gjithashtu edhe morali i luftëtarëve ka qenë i lartë. Ushtria jugosllave ka qenë e ndihmuar edhe nga mercenarët e vullnetarët rus e sllavë të tjerë, si dhe nga “gabimet” e NATO-s.
Në këtë betejë, disa kritikë të operacioneve luftarake thonë se edhe është vendosur se cila armatë është në gjendje të bëjë më shumë për atë territor.
Pas një beteje të ashpër për çdo metër katror UÇK, arriti që me guxim e vendosmëri, të krijojë avantazhe dhe të dëbojë e zmbraps ushtrinë jugosllave.
Për 70 ditë radhazi në luftimet e përditshme Brigada 131 “Agim Ramadani”, nga radhët e veta i kishte humbur 114 luftëtarë.
Ndryshe, dje është mbajtur një seancë në Kuvendin e Kosovës kushtuar kësaj beteje, në të cilën ishte thyer kufiri Kosovë-Shqipëri, gjë që sipas ish-luftëtarëve ishte një korridor i rëndësishëm për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës
Në 14 vjetorin e Betejës së Koshares, nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi organizohet manifestimi Ditët e Shqipes ku bëhen homazhe dhe vendosja e kurorave si dhe programi qendror i manifestimit “Ditët e Shqipes” në Koshare./bs/
EDITOR
12 years ago
previous article
Shkup, hapet panairi i librit
next article
Turqia një vend tërheqës për shkencëtarët
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago