Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë, ka dënuar vrasjen e ushtarit britanik në Londër, nga dora e një të riu me origjinë nigeriane. Unioni e konsideron këtë akt një krim të shëmtuar dhe shkelje të gjitha traktateve të cilat duhen respektuar. Njëkohësisht, Unioni e konsideron krimin një krim edhe ndaj islamit dhe myslimanëve. Në deklaratën e nxjerrë me këtë rast, thuhej:
“Unioni ka ndjekur me shqetësim të madh lajmin e transmetuar nga mediat, lidhur me vrasjen e një ushtari britanik, nga duart e një të riu nigerian, i cili i përket besimit islam. Ne në Unionin Botëror të Dijetarëve Myslimanë, e dënojmë fuqishëm këtë krim të shëmtuar dhe e konsiderojmë një shkelje të traktateve, të cilat çdo besimtar mysliman duhet ti respektojë me besimet dhe popujt e tjerë. Njëkohësisht, ai është një krim ndaj islamit dhe myslimanëve, si dhe një shërbim që u ofrohet fushatave antiislame të cilat synojnë shpërfytyrimin e imazhit të islamit dhe myslimanëve, duke nxitur urrejtjen.
Ne shfrytëzojmë rastin që ti përcjellim ngushëllimet tona të sinqerta familjes së ushtarit të vrarë dhe theksojmë rëndësinë e kërkesës së Këshillit islamik në Britani, që ky rast të hetohet si i izoluar dhe që nuk përcjell një gjykim fetar dhe as pasqyron qëndrimin e myslimanëve.
Uninoi Botëror i Dijetarëve Myslimanë, bën thirrje që të bëhen përpjekje të përbashkëta për forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare mbi baza humane, të cilat garantojnë të drejtat dhe liritë dhe pakësojnë shanset e tensionit dhe konfliktit. Njerëzimit i lipset të jetojë në paqe, qetësi dhe lumturi, në çdo cep të botës qoftë, larg persekutimit dhe diskriminimit. Kjo është ajo të cilës i besojmë, që përpiqemi ta arrijmë dhe drejt të cilës i ftojmë të gjithë. /ardhmeriaonline/
EDITOR
12 years ago
previous article
Finalia, me lë vizje të ngadalësuara (Video)
next article
Blerim Xhemaili vizitoi KF Drita
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago