Futbollisti shqiptarë që këtë sezon ka lënë gjurmë në Seria A të Italisë, pa dyshim se është Blerim Xhemaili, i cili me Napolin e tij ka përfunduar në pozitën e dytë menjëherë pas kampionëve Juventus, duke siguruar dhe Ligën e Kampionëve.
Me të përfunduar kampionati, Blerim Xhemaili është kthyer në vendlindjen e tij Bogovinë, ku mes tjerash ka shfrytëzuar të bëjë dhe një vizitë KF Drita, e ku ka përcjellë dhe stërvitjen e grupmoshave të reja.
Blerimi është një nga sponsorët e Dritës, skuadër kjo që në fillim të sezonit ishte paraqitur si kandidate për pozitë të lartë, por ndryshimet e trajnerëve dhe lëndimet e futbollistëve, bënë që kjo skuadër në fund të luftojë për ikje nga balotazhi. /Portalb