Me rastin e datës së Çlirimit të Mekës , në organizim të KBI Ferizaj, Departamentit të Rinisë dhe nxënësve të SHVF u mbajt një aktivitet kulturo dhe artistik.
Aktiviteti nisi me leximin e një pjese nga Kurani që i lexoi nxënësi Miraxh Islami. Me fjalë rasti publikut iu drejtua kreu i Departamentit të Rinisë Gentian Jetishi.
Më pas me një ligjëratë me temë ‘Përgëzimi për fitore’ u prezantua hoxhë Blerim Arifi.
Më pas me një prezantim ‘Të tjerët për Islamin’ u prezantua nxënësja Arijana Bajrami. Dhe më pas me disa këndime fetare Ilahi u prezantua kori i SHVF. /ekuilibër/