Dinamo Zagrebi i Kroacisë është ekipi më i shtrejntë, ndërsa Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina kanë klubet e futbollit më të varfëra në Ballkanin perëndimor. Kjo është analiza e agjencisë gazatareske Anadolia nga Turqia. Hetimet kanë treguar se skuadra më e shtrejntë është Dinamo Zagrebi, me vlerë rreth 34 milion euro, tre million më shumë se Partizani i Beogradit. Në vendin e tretë gjendet Crvena Zvezda me rreth 28 milionë euro. Në mesin e 10-të ekipeve më të pasura në Ballkan pasojnë Hajduku në vendin e katërt me 21.1 milionë euro, Vojvojdina 15 milionë, Rieka 14.4 milionë, Slven Belupa 14 milionë, Spliti 12.8 milionë dhe Maribori 11.8 milionë euro.
Hetimet kanë treguar se Vardari me 6.5 milionë euro dhe Zhelezniçari i Bosnjës me 6.3 milionë euro, që llogariten si klubet më të pasura në shtetet e tyre, janë në fund të listës që përfshinë Ligat nga vendet e ish-Jugosllavisë. Në planin individual, fubollist më i shtrejntë llogaritet Lazar Markoviç i Partizanit, vlera e të cilit është 7 milionë euro. Futbollisti më i shtrejntë nga Maqedonia në këto hapsira është Agim Ibraimi i Mariborit, me vlerë 1.2 milionë euro, ndërsa futbollistë më të shtrejntë që luajnë në LPFM janë Iliovski (Rabotniçki), Georgiev (Vardar) dhe Bllazhevski (Horizont T.), që kanë vlerë prej rreth 600 mijë euro.
1. Super Liga – Serbi  166.5 milionë euro (16 skuadra, 462 futbollistë)
2. NHL – Kroaci  150.4 milionë euro (12 skuadra, 321 futbollistë)
3. Premier Liga – B e H  56 milionë euro (16 skuadra, 407 futbollistë)
4. Liga e Parë – Slloveni 53.8 milionë euro (10 skuadra, 257 futbollistë)
5. LPFM – Maqedoni  45.3 milionë euro (12 skuadra, 293 futbollistë).