Dy aktivistë amerikan racist – islamofob u ndaluan nga hyrja në Britani, pasi ata po shpresonin për t’u bashkuar me një fushatë anti-islame së bashku me disa organizata majtiste angleze. Atyre u është ndaluar hyrja në Britani të mërkurën.
Pamela Geller dhe Robert Spencer, të cilët bashkëthemeluan grupin anti-mysliman “Stop islamizimit”, synonin për tu bashkuar me një fushatë raciste në Woolwich, në jug të Londrës, ku ushtari britanik Lee Rigby ishte vrarë.
Një zëdhënës ka konfirmuar se Geller dhe Spencer ishin subjekt i një vendimi të përjashtimit.
“Ne dënojmë të gjithë ata, sjelljet e të cilëve bien ndesh me vlerat tona të përbashkëta dhe nuk do të përkrahim ekstremizmin në asnjë formë,” tha ai.
Ai shtoi se autoritetet britanike kanë të drejtë të përjashtojnë një individ, nëse prania e tij në Britani të Madhe nuk është e favorshme për të mirën publike.
/mesazhi/