Kanceri po e dëmton botën më shumë se luftërat botërore…
Kjo është java e luftës kundër kancerit.
Kanceri radhitet në krye të sëmundjeve nga e cila kanë më shumë frikë njerëzit, sepse teknologjia e zhvilluar akoma nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje efektive për këtë sëmundje.
Por, specialistët janë shumë optimistë në këtë pikë. Në të ardhmen kanceri nuk do të radhitet në listën e sëmundjeve të pashërueshme.
Çdo vit 13 milion njerëz preken nga kanceri në botë. 7.5 milion prej tyre e humbasin betejën me të.
Kombet e Bashkuara i bënë thirrje të gjithë botës sepse shifrat tregojnë se 60 % e rasteve të vdekjeve në botë shkaktohen  nga sëmundjet e zemrës, diabetit, kancerit dhe sëmundjeve respiratore. OBSH sigurisht që mban mbi supe një barrë shumë të rëndë për minimizimin e këtyre shifrave.
Objektivi i saj është të minimizojë me 25 %  numrin e këtyre rasteve deri në vitin 2025. Në studimet e realizuara, ndër objektivat kryesore radhiten pakësimi i konsumit të alkoolit, kripës dhe obezitetit.
Pse janë shtuar rastet me kancer?
Specialistët këtë fakt e lidhin edhe me shtimin e popullsisë. Ndërsa ndër shkaqet e tjera mund të përmendim mungesën e aktivitetit  fizik, duhanpirja dhe shtimi i duhanpirësve. Sëmundjet kanceroze mund të ndryshojnë në varëse të zonës dhe zakoneve të ushqyerjes së saj.
A shkakton kancer truri telefoni celular?
Në vitin 1975 është realizuar një studim i cili fokusohej mbi lidhjen që kishte përdorimi i  celularit me  mundësinë e prekjes nga kanceri i trurit. Rezultatet treguan se nuk ka një lidhje të tillë direkte.
Por, përsëri specialistët theksojnë se nuk duhet të jemi edhe kaq të sigurt sepse kjo nuk do të thotë se telefonat nuk janë të rrezikshëm për shëndetin. Le t’i përdorim celularët aq sa kemi nevojë. Mos të flemë me celularë nën jastëk./Start/