Categories
Lajme FRI Ramazani

FRI- DEGA KUMANOVË REALIZOI IFTAR ME AKTIVISTËT

Forumi Rinor Islam – dega Kumanovë sonte në lokalet e saj realizoi iftar me antarët dhe aktivistët e kësaj dege, ku të pranishëm ishin një numër i madh i antarëve dhe aktivistëve.

Pas iftarit vijoi duaja e bukës, falja e namazit të akshamit, mbrëmja imanore si dhe ligjeratë nga hoxhë Zeqir Esati. Nuk munguan edhe ilahitë e kënduara nga Llokman Osmani.

Pjesa tjetër e mbetur ishte biseda e lirë me aktivistë e po të kësaj dege.

Kumanovë, 16 prill 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version