Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcaktoi sot stadiumet ku do të luhen finalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës në 2014-ën dhe 2015-ën.
“Olimpiashtadion” i Berlinit do të presë finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2015. Impianti berlinez, “teatri” i suksesit të Italisë në Kupën e Botës 2006, pret për herë të parë një eveniment të tillë. Ndërkohë, kjo është hera e pestë që finalja e Championsit zhvillohet në tokën gjermane, pas atyre në vitet 1993, 1997, 2012 (Mynih) dhe 2004 (Gelsenkirshen).
Ndërkaq, akti i fundit i Ligës së Evropës 2014-2015 do të luhet në Stadiumin Kombëtar të Varshavës, aty ku u luajt ndeshja hapëse e Evropianit 2012 Poloni – Greqi. Kjo është e para herë për polakët që organizojnë një finale të tillë.
Sa u takon sezonit të ardhshëm (2013-2014), finalja e Championsit do të zhvillohet në “Da Luz” të Lisbonës (stadiumi i Benfikës), kurse e Ligës së Evropës“Juventus Stadium” të Torinos.
UEFA ka vendosur gjithashtu që nga sezoni 2015-2016, fituesi i Ligës së Evropës të ketë një vend të siguruar në fazën e grupeve të Championsit pasardhës. Vendimi do të bëhet i ditur gjatë Kongresit vjetor të UEFA-s ditën e premte.
/Start/