Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.
Nga: Ridvan Kurtishi
Jam mëse i vetëdijshëm se për një kohë kaq të shkurtur nuk do të mundem të përshkruaj ate se çka dhe sa duhet për te të thuhet, por, kam nderin që sadopak të flas mbi këtë njeri Pejgamber, hatemul enbijai vel murselin -vula e gjithë pejgamberëve dhe lajmëtarëve, mbi hallkën e fundit të zinxhirit pejgamberik, mëshirë dhe shëmbëlltyrë i pashoq për gjithë njerzinë dhe gjithësinë, krenarinë e gjithë njerëzimit Muhammedit a.s.v.
Padyshim, ne, nuk lavdërojmë ate, por duke lavdëruar ate, lavdërohemi.
Nga Ademi a.s. e deri tek Muhammedi a.s. gjithmonë njerzimi ka ndjerë nevojë që të ketë një të dërguar-pejgamber. Ndodhte që, tek një popull të dërgohej një apo më shumë pejgamber, sa që edhe në një kohë të njejtë dy apo tre të dërguar. Me ardhjen e Muhammedit sav pas tij marrin fund shpalljet. Kurrë më nuk do të ketë pejgamber. Me ardhjen e Muhammedit a.s., tash e tutje merr fund-përfundon ndërhyrja apo falsifikimi i librit të Zotit.
Ai, vjen duke shpalosur ate se si të tjerët devijuan duke falsifikuar origjinalin e librave hyjnorë, se si e shtrënmbuan të vërtetën me të pa vërtetën. Për të gjitha këto dhe shumë lajme të tjera ai u njoftua nëpërmjet Kur’anit, deri në atë shkallë saqë çdo gjë që fletë ai nuk flet me hamendje jashta që është shpallje nga i Lartmadhërishmi.
Përderisa pejgamberët tjerë sëbashku me mrrekullitë e tyre ishin të dërguar vetëm për atë popull apo atë rreth, Kurse ky tani do të jetë për gjithë popujt dhe të gjitha kohërat dhe mbarë botërat Resulu th-ekalejni-pejgamber i xhinëve dhe njerëzve. Allahu e gradoi ate dhe neve duke i dhuruar mrekullinë e gjithë mrekullijve, Kur’anin e Madhëruar, i cili do të vlejë deri në mbarimin e kësaj bote.
Kur u dërgua Muhamedi a.s. jo vetëm tek arabët po në mbarë botën mbretëronin beisime të gabuara; shumë zotra, apo duke e cilsuar Atë me cilësi të gabuara. Arabët, me qëllim që të afrohen sa më afër tek hyjnit e tyre ata adhuronin idhujt, gurëzit, drunjët.
Muhammedi a.s. me frymezim nga Allahu urdhërohet që të besoj dhe të besojmë të vetmin Zot të pa shoq edhe të nenshtrohemi ndaj Tij. Ska dyshim se ky është nderimi më i madh për njeriun. Sepse atij-njeriut i kthehet natyrshmëria e vërtetë e tij, duke i’u njohur aftësia për të bartë këtë emanet- këtë islam. Në gjithë botën mbisundonte një situat e sistemit klasor ku fiset dhe kapitali pasuria kishin ndikim, në zotëri dhe rrobër, prijësit dhe pasanikët ishin senduesit dhe pasuesit, kurse rrobërit të nënçmuar dhe nënshtruar. Ata ishin si një kapital i cili shitej dhe blehej apo dhurat që pronari kuj të doj ia dhuronte. Me një fjalë, mungonte, ndjenja njerëzore.
Me fjalën, “Ikre-lexo në emër të Zoti që të ka krijuar” , Muhammedi a.s. morri pjesët e para të relevatës-vahjit. Ky inspirim dhe urdhër na bënë të sqartë se tanimë mbaroj koha e injorancës, koha e paditurisë, se me leximin, njeriu do të njoh edhe më mirë; vehten, rrethin, gjithësinë dhe vet Alallhun svt. Me ate,do të mbizotrojnë argumentet, do të marin fund cilsimet e gabuara që ju dhanë Atij. Andaj, erdhi e vërteta e besimit të natyrshëm të njeriut, atë që e kërkonte dhe e kërkon vet shpirti i pastër i tij, po ate që e tha kur ishte i pabashkuar me trupin ; “Bela, Gjithqysh Ti je Zoti ynë” I pa shoq, I vetëm, Sundues i gjithësisë.
Ai thirri njerëzinë qe të besohet vetëm Krijuesi i gjithësisë duke adhuruar Ate ashtu siç Ai meriton të adhurohet. Me një nënshtrim, rrespekt dhe ndëgjueshmëri të plotë vetëm ndaj Tij; jo dhe ndaj idhujve të tjerë. Prandaj ai transferoi arabët nga poshtrimi dhe rrobëria në krenari dhe fisnikëri.
Muhamedi a.s. ishte përmbysës i zotërave të rremë.
Siç thotë edhe Rebi’ ibn Amiri kur iu drejtua princit Persian:
“Allahu na dërgoi që të nxjerrim atë që dëshirojnë nga adhurimi i njerëzve në adhurimin e Allahut, nga gushtësia e kësaj bote në gjërësinë e saj, nga padrejtësia e religjioneve në drejtësinë e Islamit”.