Prof. Tarik Ramadan
Sa mirë e mbaj mend se vitet 60 dhe 70 ishin një epokë e veçantë e muzikës! Stilet dhe zhanerat e përziera dhe të trazuara nën gjallërinë e krijimtarisë dhe jo-konformizmit, në kërkim të kuptimit dhe ripërtëritjes aq të veçantë po aq sa edhe shqetësuese. Në Londrën e korrikut të vitit 1975 këngët e Cat Stevens mund të dëgjoheshin në çdo qoshe. Kishte diçka në lidhje me zërin e tij, një talent i pagabueshëm i muzikës, i kombinuar me fjalët që të çonin në një udhëtim shpirtëror; poezia e jetës dhe e vuajtjes, paqes dhe fëmijërisë, ndarjes dhe vdekjes. Treni i paqes, bota e egër, zonja D’Arbanvil, babai dhe i biri: hite muzikore këto që të gjitha shprehnin jetën e pasur, të koklavitur dhe shpesh të përvuajtur së brendshmi të krijuesit të tyre.
Dy vjet më vonë, në 1977, u konvertua në Islam dhe i ktheu shpinën muzikës. Më vonë ai e shpjegoi vendimin e tij si të nxitur nga nevoja për të bërë një ndërprerje të pastër me të kaluarën e tij si një yll dhe si një muzikant. Nuk kishte më vend për muzikën në të kuptuarin e tij të hershëm të Islamit; por edhe muzika nuk përshtatej me nevojën e tij të natyrshme për të ndarë veten nga një botë në të cilën ai ishte bërë një “idhull”, me gjithë kuptimin e fryrë të dukjes dhe posedimit që nënkupton termi. Ai i mbajti të bashkuar heshtjen dhe intimitetin, në kërkimin e thjeshtë të të qënurit. Udhëtimi i tij ishte bërë i një lloji të brendshëm, shpirtëror dhe kërkues. Nuk kishte më vend në Jusuf Islamin, në emrin e tij të sapo miratuar si konvertim, për njeriun që kishte qenë dikur Cat Stevens.
Gjatë viteve në vijim, Jusufi u përfshi në një seri iniciativash të gjëra. Në retrospektivë, ne mund të shohim se secila mbante vulën e aspiratave dhe besimit të sapo gjetur të Jusufit. Ai themeloi shkolla që kombinonin përsosmërinë akademike me objektiva të qarta dhe prerazi etike. Ai ngriti një organizatë ndihmash dhe solidariteti, që financoi projekte anembanë botës; ai ishte ndër të parët që udhëtoi në Sarajevë për të mbrojtur dhe për ti thurur lavde kulturës boshnjake me anë të artit dhe këngëve. Ai shkroi pa pushim kompozime dhe këngë për fëmijë si dhe ilahi islame, të cilat recitoheshin pa shoqërime instrumentale përveç perkusionit, në përputhje me pikëpamjet e disa dijetarëve myslimanë. Qëllimi i veprimeve të tij ishte aq i gjerë, saqë dhuntia e vetes së tij ishte e pakufishme: Jusufi doli në pah si një njeri i spiritualitetit, një njeri me një kauzë dhe më një vizion. Atë çka ai e shprehu më parë në muzikë, e solli tashmë në jetë ne mënyrën më kreative të mundshme në emër të besimit të tij, me anë të përkushtimit të tij në arsim, edukim, solidaritet, dashuri dhe paqe. Me apo pa muzikë: Jusufi nuk dëshironte më të ishte Cat.
Më pas, erdhi reagimi i tij ndaj çështjes Rushdi, e cila tronditi shumë nga miqtë dhe admiruesit e tij. Si mundej një njeri që kishte shpenzuar një pjesë të madhe të jetës së tij duke kënduar për jetën, dashurinë dhe kërkimin për domethënien, duke vijuar më pas kauzën e arsimit, solidaritetit dhe paqes, të jepte mbështetjen e tij ndaj apeleve ndaj qeverisë për të vrarë një njeri?! Unë mora shpejt një qëndrim kundra fetvave të Khomeinit, duke argumentuar se ajo ishte më shumë e motivuar politikisht, sesa e bazuar në Islam. Kur e takova disa vite më vonë Jusuf Islamin, i bëra atij dy pyetje: Njëra mbi miratimin e një fetvaje, dhe e dyta lidhur me pozicionimin e tij ndaj muzikës në Islam. Përgjigjja e tij për të parën ishte e qartë dhe pa ekuivoke. Teksa u pyet nga media në lidhje me çështjen e blasfemisë në Islam, ai ju përgjigj se të gjitha si Tora hebraike, Bibla kristiane apo dhe Kurani, përshkruajnë dënimin me vdekje lidhur me blasfeminë. Përtej absolutizmit të tij, përgjigja e bazuar në shkrimet e shenjta, ishte mbështetje ndaj fetvasë, e cila nga ana tjetër, ishte një akt hakmarrje i paligjshëm i parespektuar si nga britanikët po ashtu edhe nga e drejta ndërkombëtare. Në pyetjen tjetër, atë në lidhje me muzikën ai nuk u pajtua. I paraqita atij pikëpamje të tjera lidhur me subjektin dhe e inkurajova atë, që ti kthehej muzikës me të gjithë talentin dhe fuqinë e tij krijuese. Duke besuar vendosmërisht se instrumentet muzikorë nuk janë të pranuar në Islam, por mbi të gjithë i shtyrë për të nxjerrë veten jashtë kësaj bote, ai nuk do të mund ti pranonte argumentet e mia. Por megjithëse mendimi im ndryshonte me pozicionin e tij ndaj muzikës në Islam, si mundesha unë të mos e kuptoja dëshirën e tij për të spostuar veten nga një e kaluar e tillë e dendur, pushtuese dhe shpesh shqetësuese? Jusufi nuk do të mund të shpëtonte krejtësisht nga drita apo hija e Cat, qoftë në kërkimin e tij personal, lavdinë e tij të dikurshme, apo në mënyrat e ndryshme që myslimanë apo jomyslimanë e vështronin atë. Cat ishte pjesë përbërëse e Jusufit.
Koha eci….dhe kaluan 28 vite. Fëmijët e tij ishin rritur, tashmë ata do ta ndihmonin babanë e tyre Jusuf, të rizbulonte Cat-in fëmijë. Jusufi luajti një performancë të aromës së tij muzikore ne kitarën që i biri i tij e kishte lënë gabimisht në dhomë. Ishte një gabim i mrekullueshëm dhe fati ynë i mirë. Kjo kitare e vjetër, e shokëve të vjetër të Cat Stevens, ishte një thirrje për Jusufin, duke përfaqësuar pajtimin e së kaluarës me të tashmen, e yllit me besimtarin, si dhe e artit me kuptimin e besimit. Jusufi u kthye në muzikë me tërë fuqinë e tij, zërin dhe njerëzillëkun e tij. Me kitarën e tij ai i këndoi jetës, dashurisë, mjedisit dhe lirisë, ai tashmë i këndon njeriut dhe universit, pa reshtur së qenuri mysliman, duke i folur shpresave dhe ëndrrave më intime të qenieve të tij të dashura njerëzore. Edhe njëherë, ai këndoi sukseset e tij origjinale, të cilat edhe atëherë kishin qenë besnikërisht shoqëruesit e dyshimeve dhe shpresave të tij, si dhe humanizmit universal njerëzor. Më në fund, Cat-i dhe Jusufi ishin bërë njësh me njëri tjetrin.
Për të gjithë gratë dhe burrat myslimanë në mbarë botën, historia e tij mishëron një mësim të fuqishëm. Ne dëgjojmë “këngët islame” (ilahitë ) që janë gjoja “islame”, sepse ata shprehin tematika fetare, ose sepse ata nuk përfshijnë instrumente, për shkak se ata janë të bazuara në tekstet tradicionale ose Kuranore. Në këtë dritë, vetëm ilahi të tilla janë të lejueshme (hallall) në Islam, duke përbërë të vetmen formë të krijimtarisë së njohur. Në të vërtete ka dijetarë që mbajnë një pozicion të tillë, por kjo është larg unanimitetit. Në librin “Të jesh një myslima evropian” (shkruar në vitin 1996) kam trajtuar këto pikëpamje dhe mora një pozicion të qartë mbi muzikën në Islam. Jo vetëm që është e lejuar, por gratë dhe burrat myslimane duhet të pajtohen me artin, me kreativitetin, dhe me imagjinatën në të gjitha dimensionet e saj. Udhëhequr nga koordinatat e tyre etike, ato nuk duhet të lejojnë veten të mbërthehen nga mbiemri “islamik” që përfundon deri duke i izoluar ato, asfiksuar dhe duke i penguar nga energjia e tyre krijuese e universalizmit të artit, muzika, piktura, skulptura dhe letërsia. Myslimanët janë vazhdimisht duke justifikuar veten e tyre, ata ndjehen të detyruar për të përshkruar çdo gjë si “islamike” për të kënaqur dhe për të zbatuar normat. Por shqetësimet tona etike, nuk duhet të na imponojnë maninë e normave të “ligjshme” dhe “të paligjshme” (hallall dhe haram).
E parë në këtë dritë, çdo këngë, apo çdo formë e shprehjes artistike që i ngre lavde njerëzimit, dashurisë, drejtësisë, kërkimit të kuptimit dhe paqes, është, në fakt, në përputhje të plotë me etikën myslimane dhe nuk ka nevojë për eleminatorë të mëtejshëm. Kuptimi, shpresat dhe udhëzimet morale të njeriut, duhet të ndihen dhe të jetohen , ata nuk kanë nevojë për një kuadër normativ që i frenon dhe përfundimisht i asgjëson ato. Shprehja e shkaqeve përfundimtare etike në art kapërcen kufizimet e ngushta të mënyrave specifike të përkatësisë dhe sjell së bashku cilësi universale, tërësia e së cilës është më e çmuar për njerëzit, të cilët mund ta ndjejnë veten të lartësuar, zgjeruar, e më të lëkundur, e duke u bërë kështu më njerëzore, më të qetë; e që mund të ndjejnë veten të rilindur nga një zë, nga një dorë, penë apo furçe. Muzika mund të jetë një lutje, një pikturë e një shtegu, këngë e një historie, për sa kohë që arti i flet njerëzimit për zemrën e tij, plagët, shpresat, lotët, buzëqeshjet dhe aspiratat, duke formuar kështu gjuhën universale të njerëzimit, duke e sjellë me anë të imagjinatës, emocioneve dhe zemrëa, atë që asnjë dialog i arsyes ose të qytetërimeve mund të shpresojnë për ta ofruar.
Është e vërtete. Jusufi ka qenë pjesë e Cat-it përpara se Cat-i të bëhej Jusuf: Një paradoks ky që tradita sufiste na e ka mësuar gjatë ne. Ishte e nevojshme për Cat-in që të vihej në kërkim të Jusufit në mënyrë që Jusufi të zbulonte dhe kuptonte sekretet e Cat-it. Tani më në fund çështja dhe shtegu takohen: artisti dhe besimtari këndojnë tashmë me të njëjtin zë. Kur besimi dhe arti janë miq të së bukurës, më në fund, krijojnë së bashku një histori dashurie: “Zoti është i bukur dhe Ai e do të bukurën”, ashtu si Ai i do ato që krijojnë të bukurën, miqtë e shpresës dhe kërkuesit e kuptimit të vërtetë. /ardhmeriaonline/
Perktheu: Ervin Hakorja