Dëshironi të ndiqni të gjitha lajmet që postojnë faqe tuaja të preferuara në Facebook dhe nuk dëshironi të humbisni asnjë prej tyre për shkak të klasifikimit që bëhet në furnizuesin e lajmeve të Facebook-ut?
Ose ndoshta dëshironi të mos e përdorni Facebook-un por thjesht të merrni përditësimet e faqeve përmes Rich Site Summary (Permbledhje e pasur e faqes)?
Nëse përdorni Google Chrome dhe keni të instaluar një shtesë të quajtur RSS Subscription Extension, do të shihni se në address bar-in e shfletuesit do të shtohet një ikonë RSS sa herë që zbulohet një furnizues RSS në faqen që jeni duke vizituar. Por kjo nuk funksionon në Facebook.
Para se të prezantohej Timeline edhe faqja e vjeter e Facebook dispononte një opsion të veçantë, i cili funksiononte për ta regjistruar faqen në lexuesin tuaj RSS. Megjithatë, edhe per Timeline ka një mënyrë për t’u abonuar në faqet tuaja të preferuara në Facebook përmes lexuesve RSS.
Fillimisht duhet të merrni ID-në e faqes në Facebook. Si shembull po përdorim https://www.facebook.com/pcworldalbanian
Për të marrë ID-në, thjesht merrni emrin e perdoruesit (username) të faqes (në këtë rast është pcworldalbanian) dhe vendoseni tek linku i mëposhtëm, aty ku shkruan emri i perdoruesit (username): https://graph.facebook.com/username
Pra, në rastin tonë do të ishte: https://graph.facebook.com/pcworldalbanian
Kopjojeni linkun dhe hapeni në shfletues. Do të shihni disa shkrime që mbushin pothuajse gjithë ekranin. Kërkoni për elementin ID (nëse nuk e kapni me sy, kërkojeni përmes shortcut-it CRTL + F nga tastiera dhe shkruani ID). Ne rastin tonë do të identifikoni një rresht ku shkruhet:
“id”: 59102434902“,
Kopjojeni numrin e ID-së dhe vendoseni tek pjesa ku shkruhet id= (numri) në linkun e mëposhtëm (Pjesën tjetër të linkut mos e ndryshoni):
https://www.facebook.com/feeds/page.php?id=59102434902&format=rss20
Menjëherë pas këtij veprimi do të shfaqen opsionet e mundshme ku mund të abonoheni përmes RSS, si për shembull duke përdorur Google Reader, iGoogle, Bloglines etj.
Sigurisht, në faqen tonë ju mund të abonoheni edhe përmes uebfaqes kryesore: www.pcworld.al/?feed=rss2. (PCWorld Albanian)