Kryeministri i Republikёs sё Kosovёs Hashim Thaçi, me ftesё tё Presidentit tё Republikёs Arabe tё Egjiptit, Mohamed Morsi, ka filluar sot vizitёn zyrtare nё Kairo.
Kryeministri Thaçi ёshtё duke marrё pjesё nё punimet e Sesionit tё 12-tё tё Samitit tё Vendeve tё Organizatёs sё Bashkёpunimit Islam (OIC). Kryeministri Thaçi nё kёtё vizitё ёshtё i shoqёruar edhe nga ministri i Punёve tё Jashtme , Enver Hoxhaj,nё komunikatёn e lёshuar nga Zyra e Kryeministrisё.
Gjatё kohёs sa po vazhdojnё punimet e samitit, Kryeministri Thaçi ёshtё duke zhvilluar edhe takime bilaterale me liderё tё vendeve anёtare tё kёsaj organizate me qёllim tё rritjes sё numrit tё njohjeve tё shtetit tё Republikёs sё Kosovёs.

Nё kёtё kuadёr sot kryeministri Thaçi u takua me presidentin e Republikës Arabe të Egjiptit, Mohamed Morsi, ku biseduan pёr zhvillimet e fundit nё Kosovё. Kryeministri gjatё kёtij takimi parashtroi kёrkesёn pёr njohjen e Republikёs sё Kosovёs nga Egjipti.
Gjithashtu, Kryeministri Thaçi, ёshtё duke marrё pjesё nё drekёn e shtruar nga Presidenti Morsi, ku janё tё ftuar tё gjithё lidёrёt e vendeve anёtare tё OIC-sё.BS