Femra në frymën e mësimeve të Islamit

1. Kurani
Njeriu nuk është një qenie që e ka marrë trajtën aktuale si rezultat i evolucionit. Ai është krijuar si një lloj më vete dhe nuk ka ardhur në gjendjen e sotme duke fituar gradualisht cilësi të reja në rrugën e evolucionit të llojeve dhe duke iu nënshtruar seleksionimit natyror.(1) Kurani Famëlartë e paraqiti femrën si krijesë të respektuar, që i bashkëngjitet burrit në jetën e përditshme dhe luan rolin e vet pranë tij në jetën e përditshme, që ata ta rregullojnë jetën bashkërisht dhe të kenë fëmijë dhe nipër.(2)
Allahu xh.sh. thotë: “Allahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira. A besojnë ata të pavërtetën, e të mirat e Allahut i mohojnë?” (3)
Historia islame na jep raste të ndryshme në të cilat gruaja ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në historinë njerëzore. Në Kuran një sure e veçantë, njëra ndër më të mëdhatë, mban emrin e gruas “ElNisa”, ose “Gratë”, ndërkohë që nuk ekziston një sure e tillë vetëm për burrat. Po ashtu në Kur’an gjendet edhe sureja “Merjem”, ku shihet personaliteti i një gruaje të ndershme, kujtimi i së cilës edhe sot e kësaj dite lartësohet edhe nga brezat e mëvonshëm. Merjemja, e bija e Imranit, ishte premtuar që në barkun e së ëmës që t’i shërbejë tempullit të shenjtë të Sulejmanit a.s., edhe pse një gjë e tillë ishte e papranueshme, pasi në tempull pranoheshin vetëm fëmijët meshkuj, duke qenë se rrinin dhe shërbenin aty qysh si fëmijë. Por, Allahu xh.sh. e pranoi lutjen e gruas së Imranit. Dhe ajo shërbeu për një kohë të gjatë duke u bërë kështu edhe shëmbëlltyrë e lavdishme e femrës myslimane.
Allahu xh.sh. thotë: “ (Përkujto) Kur gruaja e Imranit pati thënë: “Zoti im, unë këtë që është në barkun tim vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, pra pranoje këtë prej meje, vërtet Ti je Ai që dëgjon e di!” E kur ajo e lindi tha: “Zoti im, unë linda femër!” Po Allahu e di më së miri atë që ajo e lindi. E mashkulli nuk është si femra. “Dhe unë e emërtova atë Merjeme, e atë dhe pasardhësit e saj po t’i lë Ty në mbrojtje prej djallit të mallkuar.” Zoti i saj e pranoi premtimin e saj si është më mirë, e rriti me një edukatë të mirë e të plotë dhe e vuri nën kujdesin e Zekirjas. Sa herë që hynte Zekirjaja në mihrabin (dhomën) e saj gjente tek ajo ushqim e thoshte: “Ai është nga Allahu, se Allahu atë që do pa masë e furnizon!” (4)
E vazhdojmë tregimin me nënën e Musait a.s., me motrën dhe me gruan Faraonit, të cilat luajtën një rol shumë të rëndësishëm në lindjen dhe përkujdesjen për Musain. Siç na është bërë e njohur: Transmetohet nga Ibën Mes’udi dhe nga disa sahabë, se Faraoni kishte parë ëndërr se si nga Mesxhidi Aksa kishte ardhur një zjarr që i kishte djegur të gjitha shtëpitë në Egjipt dhe të gjithë koptasit, ndërsa pasardhësit e Israilit i kishte kursyer.
Kur u zgjua, i frikësuar nga ëndrra tuboi të gjithë priftërinjtë, astrologët dhe magjistarët e tij dhe i pyeti se çfarë mendonin për ëndrrën. Ata i thanë se ëndrra do të thoshte se nga pasardhësit e Israilit do të lindte një foshnjë mashkull për shkak të të cilit do të shkatërroheshin të gjithë egjiptianët, prandaj faraoni urdhëroi që të vriteshin të gjithë djemtë e çifutëve, ndërsa vajzat të liheshin në jetë.(5)
Thotë Allahu xh.sh.: “Që po t’i lexojnë ty nga lajmi rreth Musait, e që është e vërtetë për një popull që beson. Me të vërtetë, faraoni ka shkuar aq lart sa që dhe popullin e ka ndarë në grupe dhe një grup e shtyp, ashtu që djemtë e tyre ua vret e gratë e tyre ua lë të jetojnë. Vërtet ai ishte prej më shkatërrimtarëve. E ne duam t’i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t’i bëjmë udhëheqës dhe t’i bëjmë trashëgues.” (6)
Ndërkohë që nëna e tij frikësohej për birin e saj, Allahu xh.sh. e frymëzoi ta hidhte Musain a.s. në ujë duke i premtuar kthimin e tij në prehrin e saj dhe duke e bërë prej të Dërguarve të Allahut xh.sh.. Dhe këtu paraqitet roli i prerë i motrës së tij, e cila i udhëzoi shërbëtorët e Faraonit te nëna e tij, që ajo t’i jepte gji pasi foshnja I kishte refuzuar të gjitha gjidhënëset.
“Ne nënën e Musait e inspiruam t’i japë atij gji. E kur të kesh frikë për të, atëherë atë hidhe në lumë, e mos u frikëso as mos u pikëllo, se ne do ta kthejmë atë ty dhe do ta bëjmë atë nga të Dërguarit. E atë e gjeti familja e faraonit, ashtu që në fund ai t’u bëhet atyre armik e dëshpërim. Vërtet, faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre ishin kundërshtarë (gabonin me qëllim). E gruaja e faraonit tha: “Shpresë gëzimi për mua dhe për ty, mos e mbytni atë, ndoshta do të na sjellë dobi ose do ta adoptojmë për fëmijë.” Pra, ata nuk e dinin rrjedhimin. E zemra e nënës së Musait agoi e zbrazët (kur kuptoi se ka rënë në duar të faraonit) dhe gati ta zbulojë atë (fëmijën), sikur të mos ia forconim Ne zemrën e saj që të bëhet e bindur (në premtimin e Allahut). E ajo i tha motrës së tij: “Gjur moje atë”, kurse ajo e shikonte atë prej së largu dhe ata nuk e hetonin (se ishte motra e tij që e përcjell). Ndërsa Ne ia patëm ndaluar atij më parë thithjen e gjirit, e ajo (motra e Musait) tha: “A doni t’ju tregoj për një familje që do të kujdeset për të dhe që do të jenë të sinqertë ndaj tij?” Dhe ashtu atë e kthyem te nëna e vet, që ajo të jetë e kënaqur e jo e pikëlluar dhe që ta kuptojë se premtimi i Allahut është i vërtetë e i sigurt, por shumica e tyre nuk e dinë.” (7)
U rrit Musai a.s. në pallatin e Faraonit dhe nuk e fshehu origjinën e tij, që ishte nga Beni Israilët, prandaj edhe ishte mbështetës i popullit të tij në shumë aspekte. Një ditë ai doli nga shtëpia dhe takoi dy persona duke u përleshur. Njëri ishte nga populli i tij, kurse tjetri koptas. Gjatë përleshjes koptasi vdes dhe lajmi i vrasjes së tij u perhaps në tërë Egjiptin.(8) Dhe kështu vazhdon historia e shpërnguljes së Musait nga Egjipti.
“Atëherë ai u dha ujë (kafshëve) të tyre, pastaj u largua anash nën një hije e tha: “O Zoti im, unë kam nevojë për çfarëdo që të më japësh!” E njëra prej tyre erdhi tek ai, ecte e turpëruar e tha: “Babai im të thërret që të të paguajë ty shpërblimin për atë që na u dhe (bagëtisë) ujë!” E kur shkoi (Musai) tek ai dhe ia tregoi atij ngjarjen, ai tha: “Mos ki frikë, paske shpëtuar nga populli zullumqar!” Njëra prej atyre të dyjave tha: “O babai im, merre këtë në shërbim me pagë, pse më i miri i atij që do ta marrësh në shërbim është ai, i fuqishmi e besniku!” Ai (Shuajbi) tha: “Unë dëshiroj të të martoj ty me njërën prej këtyre dy vajzave të mia, me kusht që të shërbesh tetë vjet, e nëse i plotëson dhjetë, ai është vullneti yt, e unë nuk dëshiroj të të rëndoj ty, e në dashtë Allahu, ti do të gjesh tek unë mirëkuptim!” (9)
Kur Musai u ul nën hije dhe u lut: “ O Zoti im, çfarëdo mirësie të më japësh, unë kam nevojë për të!”. Këtë e dëgjuan ato dy vajza dhe menjëherë vajtën t’i tregojnë babait të tyre. Disa thonë se ai u çudit se sa shpejt u kthyen ato. Ato i rrëfyen babit të tyre rastin me Musain a.s. dhe ai e urdhëroi njërën prej tyre që ta thërriste atë…(10)
Ibrahimit a.s. i erdhën mysafirët që ishin në rrugë për te populli I Sedumit (Lutit a.s.) dhe e përgëzuan gruan e tij me një fëmijë që do ta kishte emrin Is’hak. Më pas Is’haku do të ketë një fëmijë të quajtur Jakub, i cili do të jetë njeri i zgjedhur dhe nga pejgamberët e mëdhenj.(11)
“E gruaja (Sara) e tij (Ibrahimit) rrinte në këmbë dhe qeshi, e Ne e përgëzuam atë me Is’hakun, e pas Is’hakut Jakubin. Ajo tha: “E mjera unë, si do të lind unë kur jam e vjetruar, kurse ky burri im është i shtyrë më moshë, vërtet kjo është gjë e çuditshme.” Ata i thanë: “Si, mos po çuditesh me caktimin e Zotit?” Mëshira e Allahut dhe bekimi i Tij qoftë me ju o familje e shtëpisë (së Ibrahimit)! Vërtet, Ai është meritor për falënderim, është bamirës i madh.” (12)
Ibrahimit dhe Sarës këtë lajm të mirë ua sollën engjëjt, meqë Ibrahimi a.s. u tregua besnik lidhur me flijimin e të birit të tij të vetëm dhe si shpërblim Allahu xh.sh. do ta përgëzojë edhe me një tjetër djalë, megjithëse në pleqëri të shtyrë. Dhe gruaja e tij, Sara, habitet se si do të ketë fëmijë në këtë moshë. Asaj i kishin humbur të gjitha shpresat për të pasur fëmijë, pasi dihet se i kishte dhuruar Ibrahimit shërbëtoren e saj si bashkëshorte pikërisht për këtë qëllim, që t’i gëzojë Zoti me një fëmijë.
Po ashtu, në Kuran përmendet edhe Jusufi a.s. dhe roli i gruas së fisnikut , e cila e ruajti dhe u kujdes për të derisa ai u rrit dhe u bë I zoti i vetes.
“E ai që e bleu nga Misiri (Egjipti) i tha gruas së vet: “Bëji pritje të kënaqshme, se është shpresë t’ia shohim hairin ose ta adoptojmë për fëmijë!” Ja, kështu (siç e shpëtuam nga pusi), Ne i bëmë vend Jusufit në tokë (në Egjipt), e që t’ia mësojmë atij shpjegimin për disa ëndrra. Allahu është mbizotërues i punës së Vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve) .” (13)
Tregimi vazhdon duke përmendur gruan e fisnikut (Zulejhan): “E kur e arriti pjekurinë e tij, Ne i dhamë pushtet e dituri. E kështu Ne I shpërblejmë punëmirët. E ajo, në shtëpinë e së cilës ishte Jusufi, i bëri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: “Eja!” Ai (Jusufi) tha: “Allahu më ruajt, ai zotëria im (e burri yt), më nderoi me vendosje të mirë (si mund t’i bëj hile në familje)?” S’ka dyshim se tradhtarët nuk kanë sukses. Ajo e mësyu atë qëllimisht, e atij do t’i shkonte mendja ndaj saj sikur të mos i prezantohej argumenti nga Zoti i tij. Ashtu (e bëmë të vendosur) që të largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë të zgjedhur. Dhe që të dy ata u ngutën kah dera, e ajo ia grisi këmishën e tij nga mbrapa dhe pranë dere ata të dy takuan burrin e saj, e ajo tha “Cili mund të jetë ndëshkimi i atij që tenton të keqen në familjen tënde, përpos të burgoset, ose dënim të dhembshëm! Ai (Jusufi) tha: “Ajo m’u vërsul mua!” Një dëshmitar nga familja e saj gjykoi: “Nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të drejtën, kurse ai gënjen. E nëse këmisha e tij është grisur prapa, atëherë gënjen ajo, kurse ai është i drejtë. E kur e pa ai (burri i saj) këmishën e tij të grisur prapa, tha: “Kjo është dredhi juaja, vërtet dredhia juaj është e madhe!” (14)
I Lartmadhërishmi këtu na paraqet zhvillimin e ngjarjes, se si gruaja e atij dinjitari tentoi të tundojë Jusufin a.s. dhe se si kërkoi nga ai diçka që nuk i kishte hije pozitës dhe gjendjes së tij, ndërkohë që ajo ishte jashtëzakonisht e bukur, e pasur, e shquar dhe e re. Më pas tregohet se si ajo kyçi edhe derën, duke u stolisur dhe duke u zbukuruar paraprakisht për të duke veshur rrobat më të bukura dhe më të shtrenjta.(15)
Në Kuran vjen edhe ndodhia e Sulejmanit a.s. me Belkisën, mbretëreshën e Sebeit.* Dihet se Sulejmani a.s. e dinte edhe gjuhën e shpendëve. Pasi i kontrolloi shpendët, nuk e gjeti pupëzën, por më pas ajo e lajmëroi se ishte te një popull që sundoheshin nga një grua dhe se ai popull adhuronte Diellin në vend të Zotit të Madhëruar.(16)
Allahuxh.sh. thotë: “Dhe vështroi shpendët e tha: “Ç’është që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu!” Unë do të dënoj atë më një dënim të ashpër; ose do ta ther, ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim). Ajo nuk zgjati shumë e tha: “Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurt.” Në të vërtetë unë gjeta një grua që po i sundonte ata (popullin e Sebeit) dhe asaj i ishte dhënë çdo send e kishte një fron të madh. Madje takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë Diellin e jo Allahun, po djalli ua kishte hijeshuar atë veprim të tyre dhe I kishte shmangur prej rrugës së drejtë, andaj ata nuk gjejnë udhëzim. (i kishte shmangur) Për të mos adhuruar Allahun që nxjerr në shesh (e di) të fshehtën në qiej e në tokë dhe që e di atë që fshihni dhe atë që publikoni. Allahu është një, nuk ka Zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit të madh. Ai (Sulejmani) tha: “Do të shohim se a e thua të vërtetën apo je nga gënjeshtarët!” (17)
Sulejmani a.s. shkroi një letër që fillonte me “ BismillahirRahmanirRahim ” “Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit”, dhe e urdhëroi pupëzën që ta çojë tek ajo mbretëreshë. Dhe kur ajo e lexoi letrën, e çuditur me faktin se ai dëshironte të sulmonte vendin e saj, ajo mblodhi parinë dhe nuk vendosi e vetme. Që në fillim asaj i bëhej e ditur se ftohej për besim në Një Zot të vetëm, pasi letra fillohej me Bismillah.
“Shko me këtë letrën time e hidhja atyre, largohu (pak) nga ata dhe përgjo se çka bisedojnë!” Ajo (gruaja Belkisa) tha: “O ju pari, mua më ka arritur një letër madhështore!” (e lexova) Kjo * Sebe është emri i një fisi në Jemen. Qyteti Sebe ishte kryeqendra ku sundonte Belkisa. është prej Sulejmanit (mandej e hapi, kur qe, në të) “Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!” (BismillahirRahmanirRrahim!) (në vazhdim shkruan) “Të mos mbaheni në të madh kundër meje, po të më vini të dorëzuar (edhe besimtarë) !” Ajo tha: “O ju pari, më sugjeroni në këtë çështje timen se unë nuk do të vendos asgjë derisa edhe ju të jepni pëlqim!” Ata (paria) i thanë: “Ne jemi të fuqishëm dhe jemi luftëtarë të rreptë, por puna qëndron te ti, e ti mendo se çka do të na urdhërosh!” (18)
Ajo e kuptoi se populli i saj nuk i frikësohej luftës, por ishte e mençur dhe i analizonte përfundimet e luftës si dhe rrezikun për të humburin, prandaj tha:
“Ajo tha: “Kur sunduesit e pushtojnë ndonjë vend, ata e rrënojnë atë e parinë më të zgjedhur të atij vendi e nënshtrojnë. Kështu ata veprojnë!” Po unë do t’u dërgoj atyre një dhuratë (të madhe), e do të shohë se çka do të na sjellin të dërguarit (me dhuratë). E kur I erdhi ajo Sulejmanit, ai tha: “A me pasuri më ndihmoni mua? E atë që Allahu më ka dhënë mua është shumë më e dobishme nga ajo që u ka dhënë juve! Por ju krenoheni me dhuratat tuaja. Kthehu tek ata (i tha kryesuesit të deleguarve), se për Zotin ne do t’u vijmë atyre me një ushtri, së cilës ata nuk do të mund t’i bëjnë ballë dhe do t’i dëbojmë prej aty të nënshtruar e të poshtëruar!” (19)
Tregimi përfundon me sjelljen e fronit të mbretëreshës nga njëri prej xhinëve që ishin nën dominim e Sulejmanit a.s. dhe kur erdhi Belkisja, Sulejmani a.s. i tregoi asaj fronin. Ajo mbeti e habitur para tij, sepse kishte shumë shenja të fronit të saj. Pasi e shikoi mirë, u bind që me të vërtetë ishte froni i saj dhe e kuptoi që ajo ishte në të vërtetë një nga muxhizet e tij (Sulejmanit a.s.), prandaj përpara këtij fakti të gjallë iu drejtua Allahut xh.sh. duke thënë(20)
“Asaj iu tha: “Hy në pallat, e kur atë mendoi se është një ujë I madh dhe i përvol këmbët”. Ai (Sulejmani) tha: “Ky është një pa llat i lëmuar prej qelqi!” Ajo tha: “Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e tani i dorëzohem (pranoj besimin) Allahut, së bashku me Sulejmanin, Zotit të gjithësisë”. (21)
Islami i saj nuk ishte diçka tjetër përpos rezultat i mendjemprehtësisë së saj, e kjo u pa qartë kur ajo nuk mori vendim me kokën e vet dhe kur pa fronin e saj, kur u vërtetua se ai ishte froni i saj i vërtetë dhe se kjo ishte muxhize e Sulejmanit a.s.
Siç pamë, Kurani Famëlartë na e paraqet personalitetin e gruas në forma dhe pozicione të ndryshme gjatë historisë njerëzore. Besimi islam e trajton atë ashtu siç e meriton, në të gjitha sferat e jetës. Gjithë këto tregime për këto gra të mëdha na e çrrënjosin idenë e nëpërkëmbjes dhe përbuzjes së saj nën kamuflimin e besimit islam, i cili nxit në ngritjen e personalitetit të saj. Kjo u pa qartë kur melekët biseduan me Sarën kur e përgëzuan për fëmijë. Pastaj lexuam për Zylejhanë dhe Jusufin a.s., për lakminë ndaj së bukurës, ku u pa edhe barazia mes gjinive. Më pas lexuam tregimet e bukura kuranore për nënën e Musait a.s., se si me besimin e saj të fuqishëm ajo iu bind urdhrit të Allahut, duke u inspiruar që fëmijën e porsalindur ta hedhë në ujë. Të gjitha këto sikur na e forcojnë ndjenjën e të qenit pjesëtare e besimit islam. Gruaja nuk mbeti vetëm me kaq, ajo u tregua e zonja edhe në rolin e udhëheqëses së shtetit dhe këtë më së miri e shohim te Belkisa, mbretëresha e Sebeit. Largpamësia politike e saj u pa në shpëtimin e vendit të saj. Ajo shpëtoi edhe nga injorancamosbesimi me pranimin e Islamit përmes pejgamberit të Allahut, Sulejmanit a.s.
Kurani Famëlartë na sjell edhe shembujt negativë të atyre grave që, edhe pse në ambiente të favorshme për besim të plotë, madje gra pejgamberësh, megjithatë ishin jobesimtare. Shembuj të tillë janë gruaja e Nuhut a.s. dhe gruaja e Lutit a.s, të cilat nuk ishin besimtare. Edhe pse gra të Pejgamberëve, kjo nuk do t’u bëjë kurrfarë dobie, pasi ato do të jenë në xhehenem, sepse asnjë lidhje tjetër përveç besimit nuk do të merret parasysh. Me këtë na bëhet e qartë se gruaja me personalitetin e saj nuk është e varur nga burri qoftë në besim, udhëzim, mirësi po ashtu edhe në devijim, mohim, (kufër) ligësi.
Allahu xh.sh. thotë: “Atyre që mohuan, Allahu u sjell shembull gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin në kurorë të dy robërve të mire nga robërit Tanë, por ato të dyja i tradhtuan (në fe) ata të dy dhe këta të dy nuk mund t’i mbrojnë ato fare tek Allahu, e atyre të dyjave u thuhet: “Hyni të dyja në zjarr së bashku me ata që hyjnë!” (22)
Shembull i ngjashëm është edhe gruaja e Ebu Lehebit, Ummu Xhemilja, e cila nuk mbetej aspak pas burrit të saj në armiqësinë ndaj Pejgamberit a.s.. Ajo e kishte zakon të mblidhte gjemba dhe t’i hidhte para derës së Pejgamberit a.s. dhe njëkohësisht ishte llafazane gojëkeqe dhe bënte shpifje të ndryshme ndaj Pejgamberit a.s. dhe i nxiste poetët ta përgojonin. Kurani e quan këtë grua Hammaletulhattabi (bartëse e fortë e drunjve për ta penguar Pejgamberin a.s., si sinonim I thurjes së intrigave). Allahu xh.sh. thotë: “…E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra). E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur.” (23)
Ndërsa ato që ishin shëmbëlltyrë e së mirës, si gruaja e faraonit Asija, edhe pse nën faraonin arrogant, do të jenë të shpëtuara në xhenet, njësoj si Merjemja e ndershme. Allahu xh.sh. thotë: “E atyre që besuan, Allahu u solli shembull gruan e faraonit, kur ajo tha: “Zoti im, më bëj një vend pranë mëshirës Sate në xhenet dhe më shpëto prej faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor!” “Edhe Merjemen të bijën e Imranit, që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës sonë i frymëzuam një shpirt e ajo i besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme.” (24)
Besimi islam e çliroi gruan nga robëria në të cilën ishte në kohën e xhahilijetit arab, duke e barazuar plotësisht me burrin.
Thotë Allahu xh.sh.: “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burra shumë e gra. Dhe keni frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju.” (25)
E barazoi edhe në krijim, duke thënë: “Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.” (26)
Gjithashtu edhe në dinjitet, duke e ndaluar vrasjen e femrave të porsalindura, kur dihet se femra konsiderohej si plaçkë dhe asgjë më shumë.
“Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura për së gjalli, për çfarë mëkati ato janë mbytur.” (27)
Në të njëjtën kohë, Islami e ndaloi nëpërkëmbjen e nderit të saj dhe shmangu të gjitha gjërat që e dëmtojnë atë, duke ia ruajtur kështu femrës njerëzinë. Sa i përket angazhimit në besim, virtyteve morale dhe kërkesave shpirtërore, Islami i drejtohet asaj njësoj si mashkullit dhe e angazhon atë ashtu siç angazhon mashkullin.
Allahu xh.sh. thotë: “Nuk ka dyshim se për myslimanët e myslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e Allahut e shumë përmendëset e Allahut, Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.” (28)
Prandaj, në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. gruaja falte namazin në xhami dhe bënte edhe haxhin. Po ashtu, gruaja u ndëshkua për shkak të besimit siç u ndëshkua edhe burri. Ishte Sumeja nga familja e Jasirit ajo që ra dëshmore nga kamxhikët dhe e para shehide në Islam. Femrat dhanë besën para Pejgamberit s.a.v.s. siç e dhanë besën edhe meshkujt, si dhe ishin të pranishme në Besëlidhjen e Parë të Akabesë, ku ishin të pranishëm 70 burra dhe dy gra.(29) Kurse në ditën e çlirimit të Mekës ata të cilët u ofrohej shkëlqimi I Islamit dhe sjellja e lartë e Pejgamberit vrapuan dhe dhanë besën për Islamin. Dhe Pejgamberi a.s. ua pranoi atyre dëgjimin dhe respektin ndaj Allahut xh.sh.. Kur Pejgamberi a.s. e kreu besën me burrat, erdhën gratë dhe i dhanë besën. Prandaj, zbriti shpallja për këtë çështje. (30)
Allahu xh.sh. thotë: “O Pejgamber, kur të vijnë besimtaret që të të japin besën se nuk do t’i shoqërojnë asnjë send Allahut; se nuk do të vjedhin; se nuk do të bëjnë kurvëri; se nuk do t’i mbysin fëmijët e tyre; se nuk do të gënjejnë me ndonjë shpifje për (fëmijën e huaj që kanë marrë) se është i tyre; dhe se nuk do të të kundërshtojnë në atë që i urdhëron, atëherë, prano zotimin e tyre dhe lute Allahun t’i falë ato, se Allahu është mëkatfalës dhe mëshirues.” (31)
Edhe sa u përket ndëshkimeve janë të barabartë. Allahu xh.sh. thotë: “Vjedhësit dhe vjedhëses prejani duart, si shpagim i veprës që bën, (kjo masë është) dënim nga Allahu. Allahu është i fuqishëm, ligjdhënës i urtë.” (32)
Kurse sa i përket etikës e moralit, në ndëshkimet e përcaktuara dhe të papërcaktuara secili është përgjegjës i veprimeve të veta. Prandaj, as që ka dobi mirësia e burrit dhe anasjelltas. Nuk ndikon as mosrespektimi i burrit ose i gruas, por vetëm devotshmëria.
Allahu xh.sh. thotë: “Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhenet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.” (33)
“Atyre që mohuan, Allahu u sjell një shembull gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin në kurorë të dy robërve të mirë nga robërit Tanë, por ato të dyja i tradhtuan (në fé) ata të dy dhe këta të dy nuk mund t’i mbrojnë ato fare tek Allahu, e atyre dyjave u thuhet: “Hyni në zjarr së bashku me ata që hyjnë!” E atyre që besuan, Allahu u solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: “Zoti im, më bëj një vend pranë mëshirës Sate në xhenet dhe më shpëto prej faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor!” (34)
“… Çdo njeri është peng i asaj që ka punuar.” (35)
Me besimin islam gruaja u bë e aftë për çdo aktivitet shoqëror, duke u bërë plotësisht e barabartë me burrin, si në urdhërimin për punë të mira po ashtu edhe në ndalesa.
Allahu xh.sh. thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëritjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqa, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu. Allahu është ngadhënjyes, i urtë.” (36)
Allahu xh.sh. i ka kërcënuar ata të cilët shpifin për gratë e ndershme dhe të pastra duke thënë: “Vërtet, ata që akuzojnë gratë e ndershme, besimtare të pafajshme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe ata i pret një dënim shumë i madh.” (37)
Po ashtu, nën hijen e besimit islam asaj iu dha e drejta e trashëgimisë, pasi më parë ishte e privuar nga kjo e drejtë: “O ju që besuat, nuk është lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t’i shtrëngoni për t’u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre,…” (38)
Besimi islam shkoi aq larg në mbrojtjen e ndjenjave të saj dhe në ruajtjen e dinjitetit të saj, saqë e ndaloi burrin të trokasë në derën e shtëpisë së vet natën nëse e ka zgjatur udhëtimin e vet, duke pasur frikë se burri mund ta gjejë gruan në situatë jo të mirë për gratë për të takuar burrat e tyre. Vallë cila fe ia mbron femrës këtë ndjenjë të thellë njerëzore? Cila fe orvatet ta ruajë këtë litar të hollë të dashurisë dhe i ngre bashkëshortët në syrin e njëritjetrit në gradën më të lartë të ndershmërisë njerëzore? Islami vuri ligj për trashëgimin e grave, duke i sqaruar të drejtat e saj dhe duke e detajuar këtë si nënë, grua, motër dhe vajzë. (39)
Thotë Allahu xh.sh.: “Meshkujve u takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave u takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti) .” (40)
Në këtë kohë arabët i trashëgonin femrat me dhunë. Do të thotë, vinte trashëguesi dhe ia hidhte petkun në fytyrë të trashëgimisë së tij, duke i thënë “E trashëgoj këtë siç e trashëgoj pasurinë time” dhe atëherë kishte të drejta ndaj saj më shumë sesa ajo ndaj vetes. Në qoftë se donte, martohej me të, e në qoftë se donte e martonte me dikë tjetër dhe mehrin e merrte për vete. Ai mund ta ndalonte të martohej edhe në këmbim të një shume të caktuar, prandaj Islami e ndaloi këtë mënyrë mizore dhe këtë sjellje poshtëruese ndaj saj në ajetin vijues.(41)
Allahu xh.sh. thotë: “O ju që besuat, nuk është lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t’i shtrëngoni për t’u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre,…” (42)
Po ashtu, gratë e baballarëve trashëgoheshin me sendet që kishin lënë dhe bëheshin gratë e bijve të tyre. Islami e luftoi këtë gjendje të mjerë, e cila ishte kundër natyrshmërisë së njeriut.
Thotë Allahu xh.sh.: “Mos u martoni me ato gra me të cilat qenë të martuar prindërit tuaj, me përjashtim të asaj që ka kaluar (para Islamizmit) pse ajo ishte turpëri, përbuzje e traditë e shëmtuar.” (43)
Islami ndaloi edhe martesën me të afërmet nga qumështi dhe nga gjaku.
“Mos u martoni me ato gra me të cilat qenë të martuar prindërit tuaj, me përjashtim të asaj që ka kaluar (para Islamizmit) pse ajo ishte turpëri, përbuzje e traditë e shëmtuar U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat tuaja, bijat e motrës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse nuk kanë pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s’ka pengesë (të martoheni me ato vajza), dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijve të adoptuar), dhe të bashkoni (përnjëherë në një nigjah) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtet, Allahu fal shumë, është mëshirues i madh.” (44)
Përkrah kësaj pozite shoqërore të nderuar që i dha besimi islam gruas, ai i dha asaj të drejta civile dhe politike që nuk hasen as te popujt më tolerantë sot e kësaj dite. Islami i lejoi asaj të bënte ç’të donte me pasurinë e saj, duke shitur, blerë, marrë ose dhënë. Dhe këtë Islami nuk e la në dorë të lejes së babait, vëllait ose burrit. Këtë sjellje të gruas nuk e kufizon asgjë tjetër përveç rregullave të përgjithshme përtë gjithë. Në të njëjtën kohë ligjet pozitive, si p.sh., ligji francez, e përkufizonin gruan dhe e ndalonin të përdorte pasurinë e saj vetëm se me lejen e bashkëshortit të saj.(45)
Kujdesi i Kuranit duket qartë në veçimin e femrës me sure të tëra si Bekare, Ali Imran, Nisa, Merjem, Nur, Muxhadele, Mumtehineh, Talak, Ahzab, Kasas dhe Neml. Kujdesin për gruan e hasim në Kuran, në Sunet, në biografinë e sahabëve dhe në historinë islame, ku personaliteti dhe pozita e saj lartësohet. Në këtë drejtim femra myslimane ka arritur një përparësi jashtëzakonisht të lartë këto katërmbëdhjetë shekuj, kurse motra e saj në Perëndim ka luftuar me shekuj për të arritur të drejta të njëjta, mirëpo pozita e saj shoqërore ende është më e ulët se pozita që Islami i dha gruas myslimane.
2. Hadithi

E dimë se sunet i Pejgamberit a.s. nuk janë vetëm porositë e tij, por edhe veprat dhe pëlqimi që ai ka dhënë për veprat e bëra nga dikush tjetër, qoftë edhe me heshtjen e vet.(46)
Atëherë, ne shohim se në sunetin e tij a.s. gruaja e zë një vend tepër të gjerë. Gruan e hasim në jetën e tij të përditshme në çdo aspect të jetës dhe të aktivitetit. Ajo ishte e pranishme gjithkund ku ishte nevoja, pa u dalluar nga burrat për shkak të gjinisë. Kjo shihet qartë nga pjesëmarrja e tyre në përhapjen e besimit islam si në fillim, por edhe në kohën e emigrimit. Ajo ishte e pranishme edhe në luftëra të ndryshme, madje mendimi i saj nuk mungonte edhe para Pejgamberit a.s. Historia na tregon se besimtarja e parë e besimit islam ishte Hz. Hatixhja, bija e Huvejlidit, ndërkohë që ajo ishte edhe bashkëshorte e Pejgamberit a.s.. Ajo dha një kontribut të lartë duke e ndihmuar kau zën islame dhe duke e përforcuar dhe mbështetur Pejgamberin a.s. në çastet më të vështirasidomos në fillim të thirrjesme qëndrimet e saj dinjitoze, të cilat janë të paharrueshme për historinë. Kur ende nuk kishte asnjë besimtar dhe kur edhe vetë Pejgamberi a.s. ishte në hall të madh nga frika e cila e kishte kapluar prej ballafaqimit të tij të pare me engjëllin Xhibril, ajo që iu gjend pranë ishte gruaja e tij, Hz. Hatixhja. Pas trysnive dhe persekutimeve ndaj Pejgamberit a.s. nga ana e mushrikëve të Mekës, nuk mbeti tjetër vetëm se shpërngulja e myslimanëve në vendet fqinje dhe për t’u siguruar nga dora armiqësore e armikut. Atëherë Pejgamberi a.s. urdhëroi që myslimanët të shpërngulen në Abisini, pasi kishte dëgjuar se mbreti i atij vendi, Nexhashiu, ishte njeri i drejtë dhe në vendin e tij të gjithë njerëzit trajtoheshin njësoj. Në muajin Rexheb të vitit të pestë të pejgamberisë, grupi i parë I të shpërngulurve përbëhej nga dymbëdhjetë meshkuj dhe katër gra. Këtë grup e udhëhiqte Uthman b. Affani me bashkëshorten e tij Rukijen, vajzën e Pejgamberit a.s.(47)

Historia nuk përfundon këtu, pasi gruaja ishte pjesëmarrëse edhe në Besëlidhjen e Parë në Akabe, ku myslimanët i dhanë besën Pejgamberit a.s. për aplikimin e parimeve të fesë së drejtë. Vlen për t’u përmendur se këtë besëlidhje, që u quajt edhe Besëlidhja e Grave, na e përmend edhe Kurani në suren ElMumtehineh:12. Më pas vjen edhe Besëlidhja e Dytë në Akabe, ku ishin besatuar edhe dy gra në mesin e 73 burrave.

Nga Ka’bi transmetohet: “Atë natë ramë të flinim së bashku me haxhilerët e tjerë nga Jethribi. Kur kaloi një e treta e parë e natës, u përvodhëm nga çadra një nga një dhe duke përgjuar arritëm në vendin e caktuar. Ne ishim shtatëdhjetë e tre meshkuj e dy gra, Nesiba, vajza e Ka’bit (nëna e Amarit), nga familja Mazin b. EnNexhar dhe Esma, vajza e Amarit (nëna e Meniut), nga familja Beni Selem.(48)
Kur Pejgamberi a.s. bëri shpërnguljen e tij të parë, fshehtësinë evendit ia besoi Esmës, vajzës së Ebu Bekrit, e cila mori përsipër detyrën e dërgimit të ushqimit deri në shpellën Thevër çdo ditë. Kjo shpellë ishte dy orë e gjysmë në këmbë larg Mekës dhe gjendej në majë të kodrës. Megjithëse ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, ajo i përballonte të gjitha mundimet për hir të besimit, i cili duhet të përparonte. Edhe pse Ebu Xhehli i tmerrshëm dhe brutal e pyeti për babanë e saj, ajo e sfidoi atë kur këmbënguli që të mos i tregonte. Ai faqezi i paturp e ngriti dorën dhe i ra me shuplakë aq fuqishëm, sa që ia shkuli vathin prej veshi.(49)
Në marrëveshjen e Hudejbijes, kur myslimanët u ndaluan të hynë në Mekë dhe arritën marrëveshjen, sipas së cilës myslimanët duhet të ktheheshin pa e bërë haxhin, Pejgamberi a.s. i urdhëroi sahabët që t’I therin kurbanet e haxhit dhe të qetheshin. Sahabët ngurruan, ndërsa Pejgamberi a.s. u hidhërua shumë. Kur hyri në çadrën e bashkëshortes së vet, te çadra e Ummi Selemes, e bija e Ebu Umejjes, ajo e pyeti disa herë se pse ishte aq i hidhëruar, derisa Pejgamberi iu përgjigj “Mbaruan myslimanët! U thashë t’i therin kurbanet, por ata nuk po veprojnë.” Atëherë Ummi Selemeja i tha: “O i Dërguar i Allahut, mos i qorto pasi në brendinë e tyre kanë shumë hidhërim nga mundi që i ke dhënë ti vetes nga marrëveshja dhe kthimi i tyre prapa pa e çliruar Mekën. O Pejgamber i Allahut, dil dhe mos fol me askënd, there kurbanin tënd dhe qethi flokët tua.” Pejgamberi a.s. ashtu veproi e pas tij të gjithë besimtarët i therën kurbanet dhe i qethën flokët.(50)
Hadithe në të cilat Pejgamberi a.s. porosit për kujdesin ndaj gruas kemi shumë, në të gjitha përmbledhjet e haditheve. Por këtu do ta cekim vetëm një hadith, ngase ky lloj punimi nuk na lejon t’i shtjellojmë të tërë grumbujt e haditheve, prandaj do të cekim vetëm një hadith, në të cilin Pejgamberi s.a.v.s. e ka barazuar përgjegjësinë e burrit dhe të gruas karshi roleve të tyre. Ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.: “Çdokush prej jush është rojtar dhe do të përgjigjet për rojën e tij. Imami (udhë heqësi) është rojtar dhe do të përgjigjet për rojën e tij; burri është rojtar për familjen e tij dhe do të përgjigjet për atë; gruaja është rojtare në shtëpinë e burrit të saj dhe do të përgjigjet për rojën e saj; shërbëtori është rojtar në pasurinë e zotërisë së tij dhe ai është përgjegjës në rojën e tij. Të gjithë jeni rojtarë dhe të gjithë do të përgjigjeni për rojën tuaj.” (51)
Duhet theksuar se Pejgamberi s.a.s.v., sa herë që ka udhëtuar, ka marrë ndonjërën nga bashkëshortet e tij me vete për të treguar vlerën e gruas, se ajo është pjesë e pandashme e jetës së njeriut, se ajo duhet të gjendet në të gjitha sferat e jetës e jo vetëm në vendbanime të rehatshme, por edhe në luftë e kudo ku gjendet edhe burri. Sa i përket nevojës fiziologjike të Pejgamberit s.a.v.s., ajo nuk ka qenë edhe aq e theksuar, siç dëshirojnë ta komentojnë disa, sepse ishte i shtyrë në moshë. Le t’I shtojmë kësaj edhe lodhjen që i shkakton udhëtimi njeriut, saqë Allahu xh.sh. edhe namazin e shkurtoi në gjysmën e namazit në vendqëndrimin e përhershëm. Por, këto veprime të Pejgamberit a.s. ishin mësime praktike për besimtarët në jetën e tyre bashkëshortore dhe se kjo bashkëjetesë është e pandashme. Madje Pejgamberi s.a.v.s. shkon edhe më larg, aq sa dikujt tjetër në vend të tij, sado burrë shteti të ishte, as që do t’i shkonte mendja ta porosiste popullin për kujdes të veçantë ndaj gruas. Në pozitën më të lartë të udhëheqësit, pas krijimit të shtetit në Medine dhe pas shndërrimit të shteti islam në fuqi të pathyeshme nga fuqitë e asaj kohe, në ato momente kur gjendej përballë atyre që dikur e kishin dëbuar dhe ishin orvatur ta vrisnin, para më shumë se njëqind e njëzet e katër mijë besimtarëve, në Haxhin e Lamtumirës në Arafat ai nuk e harroi çështjen e gruas në fjalimin e tij historik. Ai i porositi besimtarët për përkushtim ndaj grave me fjalët: “ Kini frikë Allahun për sjelljet tuaja ndaj grave. Ju i keni marrë ato në besë të Allahut dhe me to keni marrëdhënie me lejen e Allahut,…ato kanë të drejtë që ju t’i ushqeni dhe t’I vishni ashtu siç është e drejtë…” (52)
Me këtë porosi të lartë të Pejgamberit s.a.v.s. kuptojmë se sa rëndësi dhe vlerë të lartë i ka dhanë besimi islam femrës. Islami nuk e harroi atë as në momentet kur masa e gjerë padyshim priste fjalë vetëm rreth pushtetit, shtetit dhe ligjeve që duheshin zbatuar.
Emine Vezaj
Edukata Islame Revistë shkencore, kulturore islame tremujore Viti XXXVI nr. 82 / 2007
Kjo temë është mbrojtur në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.


1 Fetullah Gylen, Lëkundjet që solli shekulli 2 , Tiranë, 2004, fq. 136.
2 Hadixhe Sabar, El Islam Vel mer’e, Darul Bejda, 1992. fq. 23.
3 Kurani, EnNahl: 72.
4 Kurani, Ali Imran: 3537.
5Hafidh Ibën Kethir, Rrëfime për të Dërguarit e Allahut , Prishtinë, 2005, fq. 316.
6 Kurani, ElKasas: 35.
7 Kurani, ElKasas: 7-13.
8 Hadixhe Sabbar, El Islam Vel mer’e, fq. 24.
9 Kurani, ElKasas: 24-27
10 Hafidh Ibën Kethir, Rrëfime për të Dërguarit e Allahut , .fq.326.
11 Hadixhe Sabbar, El Islam Vel mer’e, . fq. 25.
12 Kurani, Hud: 7173.
13 Kur’ani, Jusuf: 21.
14 Kurani, Jusuf: 2228.
15 Hafidh Ibën Kethir, Rrëfime për të Dërguarit e Allahut , .fq. 255.
16 Hadixhe Sabbar, El Islam Vel mer’e, fq. 26.
17 Kurani, EnNeml: 2027.
18 Kurani, EnNeml: 2833.
19 Kur’ani, EnNeml: 3437.
20 Hadixhe Sabbar, El Islam Vel mer’e, fq. 27.
21 Kurani, EnNeml: 44.
22 Kurani, EtTahrim: 10.
23 Kurani, ElMesed: 45.
24 Kurani, EtTahrim: 1112.
25 Kurani, EnNisa: 1.
26 Kurani, EshShems: 710.
27 Kurani, EtTekvir: 8, 9.
28 Kurani, ElAhzab: 35.
29 Hadixhe Sabbar, El Islam Vel mer’e, fq. 29.
30 Hadixhe Sabbar, El Islam Vel mer’e, fq. 29.
31 Kurani, ElMumtehineh: 12.
32 Kurani, ElMaide: 38.
33 Kurani, EnNisa: 124.
34 Kurani, EtTahrim: 10,11.
35 Kurani, EtTur: 21.
36 Kurani, EtTevbe: 71.
37 Kurani, EnNur: 23.
38 Kurani, EnNisa: 19.
39 Hadixhe Sabbar, El Islam Vel mer’e, fq. 31.
40 Kurani, EnNisa: 7.
41 Hadixhe Sabbar, El Islam Vel mer’e, fq. 32.
42 Kurani, EnNisa: 19.
43 Kurani, EnNisa: 22.
44 Kurani, EnNisa: 22,23.
45 Hadixhe Sabbar, El Islam Vel mer’e, fq. 33.
46 Taxhedin Bislimi, Hyrje në shkencën e usuli fikhut , Shkup, 2003. fq. 5860.
47 Sefijurrahman ElMubarekfuri, Nektari i vulosur i xhenetit , Shkup, 1997. fq. 98.
49 Po aty, fq. 191.
50 Sefijurrahman ElMubarekfuri, Nektari i vulosur i xhenetit , fq. 393, 394. shih po ashtu: Muhammed M. Sha’ravi, ElMer’etu fil Kur’anil Kerim, f. 4854.
51 Sahihul Buhari, nr. i had. 2232.
52 Sefijurrahman ElMubarekfuri, Nektari i vulosur i xhenetit , fq. 537.