Raportohet se trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho po përgatitet të publikojë në Tetor autobiografinë me titull “My football”.
Për portugezin janë shkruar e botuar shumë libra, mes tyre edhe një biografi e autorizuar prej tij, por kjo që pritet të dalë në shitje disa muaj më vonë do të ketë në përmbajtje fjalët e hedhura në letër nga vetë dora e Mourinhos.
“The Special One” mbushi 50 vjeç në Janar dhe tashmë mendon të shikojë prapa në kohë e karrierë, duke përfshirë edhe tre trofetë e fituar me Interin në vitin 2010, kohën te Chelsea, si dhe problemet që ka hasur në Madrid. Mediat italiane shkruajnë se në librin e Mourinhos do të ketë edhe histori të patreguara kurrë më parë./ss/