Shkruan: Suada Lusjani

Për çdo vit, rrezet e muajit të bekuar të ramazanit i ngjallin ndjenjat e besimit në zemrat e muslimaneve, duke hapur para tyre horizonte të reja të ngritjes shpirtërore dhe intelektuale.

Allahu e ka ligjëruar agjërimin për shumë dobi. E prej tyre është stërvitja e shpirtit në arritjen e disa cilësive të mira që duhet t’i posedojë një besimtar.

Agjërimi e edukon njeriun të jetë i matur, tolerant, bamirës mbi të gjitha e edukon të jetë durimtar si në aspektin material, po ashtu edhe në atë etik.

Kështu besimtari në muajin e Ramazanit, sheh para vetes ushqim që e lakmon por për hir të Allahut ai nuk e ha, pra tregohet durimtar. Po ashtu, në rast se ndokush i thot fjalë të pa hijshme, apo e fyen me diçka, ky nuk ia kthen në të njejtën mënyr duke pasur parasysh porosin e të Dërguarit të Allahut ku thot: “Agjërimi është mbrojtës, për atë kur jeni duke agjëruar mos flitni fjalë të pahijshme dhe mos u tregoni injorant( ndaj obligimeve fetare ), e nëse dikush hyn në konflikt me atë që agjëron apo e ofendon, le të thotë dy herë: unë jam agjërueshëm.”

Edukata e këtillë e lart në trajnimin e njerëzve dhe reagim të matur ndaj gjërave të pa hijshme që bëhen ndaj nesh, në formë më të shkëlqyeshme i ul tensionet në shoqëri, i forcon lidhjet mes njerëzve bën që të jemi vigjilent dhe mbjell qetësi, paqë dhe siguri në shoqëri.

 

Po ashtu transmetohet se Pejgamberi i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Për çdo send ka pastrim (zekat), kurse pastrimi (zekati) i shpirtit është agjërimi, agjërimi është gjysma e sabrit-durimit.”