Shkruan: Elif Jusuf

Jemi njerëz me emocione dhe ndonjëherë këto emocione na mbytin dhe kërkojmë çlirim nga to. Për atë Zoti e krijoi natën. Por shpesh edhe nata nuk na mjafton. Fjalët që dëgjojmë më shpesh sot janë ‘’Kam ankth, kam stres, nuk mund të fle, kam provuar gjithçka, por diçka nuk është në rregull, ndjehehem bosh dhe nuk mund ta gjej paqen shpirtërore”.

Zoti na dha emocionet dhe na dha hapësirë që të gjejmë mënyra se si ti menaxhojmë ato, por na dha edhe diçka të gatshme që është diku në zemër, edhe unë edhe ti e kemi prej në lindje, drita. Drita është lidhja jonë me Zotin, por kemi edhe një dritë të jashtme, Kuranin. E me lidhjen e këtyre dy dritave mbrohet zemra dhe  arrihet qetësia shpirtërore.
E ku kemi kohë më të mirë se në Muajin e Ramazanit për ti lidh këto dy drita, për ta rimbush veten më shumë se tash me përkujtimin e Allahut, e përkujtimi më i mirë i Allahut është leximi i Kuranit i cili e mbush fytyrën dhe zemrën me dritë.
Kjo është zgjidhja dhe rrugëdalja nga streset dhe problemet, që kemi në zemrat tona. Sikur ta bënim mik Kuranin, do të ishim shumë më të qetë, sepse Kurani është shpirt për zemrën e njeriut dhe nuk ka ushqim tjetër për zemrën përveç Kuranit. Shpirti është prej Zotit dhe ushqimi për të, është përsëri prej Zotit.
Andaj ta shfrytëzojmë këtë muaj t’i forcojmë lidhjet tona me Kur’anin, se ai do të na lartësojë në këtë botë dhe në botën tjetër.
 “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja).” (El-Bekare: 185)