Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër organizon mbledhjen e parë me anëtarësinë e gjerë e cila do të mbahet në “FETAXID” më 23 Qershor 2013, nga ora 14:00 në Altbüron, Melchnauerstrasse 2, kantoni Luzern.
Me qëllim të fuqizimit të lidhjeve ndërmjet Diasporës Kosovare dhe Kosovës, në veçanti krijimit të marrëdhënieve më të mira ndërmjet bizneseve në Kosovë dhe Diasporë – Zvicër,  Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër mëton të vendos baza të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve në Kosovës dhe diasporë, të krijojë mundësi për investime të përbashkëta në Kosovë, si dhe të bashkëpunoj me qëllim të zhvillimit dhe avancimit të sektorit privat në Kosovë.
“Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues të Institucioneve të Zvicëres si dhe përfaqësues të Odes Ekonomike të Kosovës, me theks të veçantë afaristë dhe profesionist të suksesshëm”, thuhet në një njoftim të Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër.