Shtatëdhjetë e pesë luftëtarë nga Hezbollahu libanez janë vrarë në Siri që kur ata u përfshinë në zonat e luftës, njofton AFP.
“Ka pasur 57 të vrarë dhe 18 të tjerë të cilët kanë vdekur nga plagët e tyre që nga fillimi i pjesëmarrjes së tyre në luftën në Siri”, ka thënë burimi për AFP.
Luftëtarët e Hezbollahut po përfshihen gjithnjë e më shumë në konflikt, duke luftuar përkrah regjimit, kundër forcave çlirimtare që synojnë rrëzimin e tij.
Fillimisht Hezbollahu tha se donte vetëm për të mbrojtur 13 fshatra siriane përgjatë kufirit, ku jetonin shiitët libanezë.
Megjithatë luftëtarët e tyre elitë iu bashkuan trupave të regjimit, dhe prezenca e tyre u theksua në betejën për pikën kyçe të Kusejrit.
Hezbollahu mohoi përfshirjen në Siri për një farë kohe, por në heshtje ka varrosur luftëtarët e vrarë në Siri.
Lëvizja u ndal së fshehuri të vdekurit e vet, deri kur lideri i saj Hassan Nasrallah bëri homazhe për militantët e vrarë përtej kufirit më 30 prill.
Sipas burimeve të AFP, ndërmjet 800 dhe 1.200 ushtarë të Hezbollahut janë duke marrë pjesë në betejën për Kusejr.

Lufta në Siri “rrëshqet” drejt Libanit

 
Rreth njezet njerëz janë vrarë dhe më shumë se 50 u plagosën në përleshjet gjatë natës në qytetin libanez të Tripolit, në mes të mbështetësve dhe kundërshtarëve të regjimit sirian të Bashar al Asad.
Tripoli libanez u godit nga dhuna sporadike sektare që prej kryengritjes kundër presidentit sirian Bashar al-Assad, e cila shpërtheu në mars 2011. Megjithatë, ngjarjet e sotme ishin më tronditëset që nga fillimi i konfliktit..
Të paktën 20 persona janë vrarë dhe më shumë se 170 janë plagosur në qytetin port libanez të Tripolit qysh kur luftimet filluan te dielën.
Sunitët dashamirës të rebelëve sirianë që jetojnë në Bab al-Tabbaneh, një lagje e Tripolit, kanë qenë duke luftuar me minoritetet alavite, sekt të cili i takon presidenti i regjimit Bashar Al Assad.
Të dy grupet janë përleshur në Tripoli për dekada të tëra, por konflikti sirian ka rihapur plagët e vjetra, ku secila palë akuzon tjetrën për përdorimin e qytetit si një bazë për dërgimin e luftëtarëve dhe armëve në dhe jashtë Sirisë.
Aktivistët sirian thanë se luftimet në Tripoli u ndezën pas një sulmi të ashpër nga forcat e Asadit mbi qytetin kufitar sirian të Qusayr, ku luftëtarë nga grupi Hezbollah i Libanit po luftojnë përkrah trupave siriane kundër luftëtarëve çlirimtarë. /mesazhi/